Papa Françesku apel Putinit dhe Zelenskit për ndalimin e luftës: T’i jepet fund çmendurisë!

Papa Françesku apel Putinit dhe Zelenskit për ndalimin e

Papa Françesku  duke folur para besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit iu drejtua me apel presidentit të Rusisë dhe të Ukrainës për ndalimin e luftës.

Putin të ndalë dhunën dhe Zelenski të hapë rrugën e bisedimeve apeloi ati i shenjtë.

Më tej ai ka shtuar se është absurd që bota të ndodhet përballë një rreziku të përdorimit të armëve bërthamore.

Ati i shenjtë shtoi se Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë gjithçka për të promovuar kauzën e paqes pa u përfshirë në një përshkallëzim të mëtejshëm.

“Ju lutem, le të bëjmë të mundur që brezat të thithin ajrin paqes, jo ajrin e ndotur të luftës, që është çmenduri! Pas shtatë muajsh armiqësi, duhet të përdoren të gjitha mjetet diplomatike, edhe ato që nuk janë përdorur deri më tani, për t'i dhënë fund kësaj tragjedie të tmerrshëm.”

Pavarësisht thirrjeve dhe ndërmjetësimeve të shpeshta lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk ka reshtur në asnjë moment.

Vetëm pas krizës së tejzgjatur dhe me ndërhyrjen e Turqisë u bë e mundur lejimi i eksportit të drithërave.

Nga ana tjetër pas sanksioneve ndaj Rusisë, Moska reagoi duke ndalur furnizimin me gaz dhe naftë.

EMISIONET