Fitore e Ukrainës mbi Rusinë, merr kontrollin e plotë mbi qytetin e Limanit

Ushtria ruse duket se është tërhequr nga një tjetër zonë e pushtuar në Ukrainë.
Kievi kë bërë të ditur se ka marrë kontrollin e plotë mbi qytetin e Limanit në pjesën lindore të vendit.
Çilimi vjen vetëm një ditë pasi Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi aneksimin e 4 rajoneve në Ukrainë, duke përfshirë dhe Donetskun, ku ndodhet Liman.
“Të dashur ukrainas, sot Forcat e Armatosura të Ukrainës çliruan dhe morën kontrollin e vendbanimit të Lyman në rajonin Donetsk”, dëgjohet të thotë një nga ushtarët ukrainas në një video-regjistrim, raporton Reuters.
Ushtarët ukrainas hedhin në tokë disa prej flamujve rusë dhe ngrenë flamurin e Ukrainës.
Sipas Ukrainës, në 24 orët e fundit janë kryer 29 sulme me avionë luftarakë nga ana e saj, duke shkatërruar armë dhe sistem raketore të Rusisë.
Ndërsa forcat e Moskës realizuan 16 sulme ajrore duke përdorur dronët e prodhuar nga Irani për të sulmuar infrastrukturën.
Të premten, Presidenti Putin deklaroi se Rusia do të mbrojë integritetin territorial me çdo mjet, duke përfshirë tashmë edhe 4 rajonet në Ukrainë, që ai i aneksoi përmes referendumeve të pretenduara, për të cilat tha se këto rajone tashmë janë pjesë territoriale e Rusisë.
Nga ana tjetër Uashingtoni u përgjigj duke thënë se do t’i përgjigjet me vendosmëri çdo përdorimi të armëve bërthamore.

