Panik pranë Madison Square Garden Shtohen masat e sigurisë para finales së NBA-së!

Gjashtë persona mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në një stacion hekurudhor në Manhattanin e poshtëm, në Nju Jork. Sipas raportimeve, autori i dyshuar është arrestuar, ndërsa të lënduarit janë dërguar në spital, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike.
Ngjarja ndodhi vetëm pak metra larg arenës së famshme Madison Square Garden, ku pritet të zhvillohet finalja e madhe e NBA-së mes New York Knicks dhe San Antonio Spurs, e cila do të ndiqet edhe nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Rrjeti televiziv CBS raportoi se sulmi konsiderohet një akt i rastësishëm dhune dhe deri më tani nuk ka të dhëna për një motiv të qartë.
Prania e Trump-it në finalen e NBA-së ka sjellë masa të shtuara sigurie në zonë, me angazhimin e Shërbimit Sekret, Departamentit të Policisë së Nju Jorkut dhe agjencive të tjera federale e lokale.
Ndërkohë, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, e cilësoi sulmin si “të papranueshëm”, ndërsa hetuesit po vazhdojnë të punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Sipas informacioneve paraprake, i dyshuari mund të jetë një person me probleme të shëndetit mendor.

