VIDEO/ Diaspora iraniane proteston në Los Angeles para ndeshjes së Kupës së Botës 2026!

VIDEO/ Diaspora iraniane proteston në Los Angeles para ndeshjes së

Më shumë se 200 anëtarë të diasporës iraniane u mblodhën jashtë stadiumit të Los Angeles, duke valëvitur flamujt e para-revolucionit të Iranit dhe duke protestuar kundër qeverisë iraniane përpara ndeshjes së parë të vendlindjes së tyre në Kupën e Botës FIFA 2026.

Protesta u zhvillua vetëm disa ditë para se Irani të përballet me Zelandën e Re në ndeshjen e parë të fazës së grupeve më 15 qershor në Los Angeles.

Protestuesit thanë se donin të tërhiqnin vëmendjen ndaj shqetësimeve të vazhdueshme politike dhe të të drejtave të njeriut në Iran, ndërkohë që shprehnin kundërshtim ndaj asaj që e përshkruan si lidhje të ekipit kombëtar iranian me Republikën Islamike.

Kjo vjen mes polemikave mbi vendimin e raportuar të FIFA-s për të ndaluar shfaqjen e flamurit të para-revolucionit të Iranit brenda ambienteve të Kupës së Botës.

Flamuri, i lidhur me Iranin para Revolucionit Islamik të vitit 1979, është bërë simbol për shumë grupe opozitare dhe anëtarë të diasporës iraniane. /Telegrafi/

EMISIONET