Omani raporton sulme me dronë pranë Ngushticës së Hormuzit

Omani raporton sulme me dronë pranë Ngushticës së Hormuzit

Ngushtica e Hormuzit është përfshirë sërish nga tensionet, pasi autoritetet e Omanit njoftuan për sulme me dronë në afërsi të kësaj zone strategjike, vetëm disa orë pasi Irani deklaroi se kishte goditur objektiva të lidhura me Shtetet e Bashkuara në territorin e vendit.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të Omanit (ONA), duke cituar burime ushtarake, disa objektiva në provincën veriore të Musandam u goditën sot nga dronë.

Qeveria e Omanit dënoi sulmet dhe deklaroi se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur vendin dhe qytetarët e tij.

Musandami është një enklavë e ndarë nga pjesa tjetër e Omanit nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe shtrihet në hyrje të Ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe gazit

EMISIONET