OBSH: 1300 humbje jetësh në Evropë lidhen me valën e paprecedentë të të nxehtit

OBSH: 1300 humbje jetësh në Evropë lidhen me valën e

Vala e paprecedentë e të nxehtit në fillim të verës në Evropë mund të jetë përgjegjëse për qindra vdekje, sipas kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Rekordet e temperaturave u thyen përsëri në të gjithë kontinentin të dielën, përfshirë Gjermaninë, Poloninë dhe Republikën Çeke, ndërsa nxehtësia ekstreme vazhdoi të lëvizte drejt lindjes.

Në një postim në X, shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se më shumë se 1,300 vdekje ishin regjistruar që nga 21 qershori”të lidhura me temperaturat e larta në Evropë.

“Stresi nga nxehtësia shpesh quhet ‘vrasësi i heshtur’ – dhe shtëpitë, vendet e punës dhe shkollat ​​evropiane nuk u ndërtuan për këto temperatura”, tha ai.

“Evropa është kontinenti që po ngrohet më shpejt në Tokë, duke u ngrohur dyfish më shumë se mesatarja globale”, paralajmëroi Tedros, duke shtuar se miliona njerëz në të gjithë kontinentin aktualisht jetojnë nën nxehtësi ekstreme.

EMISIONET