Nuk ndalet gjakderdhja në SHBA, vajza merr rrugën e gabuar, vritet nga pronari i shtëpisë

Nuk ndalet gjakderdhja në SHBA, vajza merr rrugën e gabuar, vritet nga

Kaylin Gillis, një vajzë 20-vjeçare amerikane, u vra pasi ajo futi aksidentalisht makinën e saj në rrugën e shtëpisë së një burri në shtetin rural të Nju Jorkut, në qytetin e Hebron, ku natën hyrjet e shtëpive kanë ndriçim të dobët.

E reja ishte në makinë me tre persona të tjerë dhe sipas rikonstruksionit të policisë ka hyrë gabimisht në pronën e 65-vjeçarit Kevin Monahan.

Pasi kuptoi gabimin ajo po kthehej, por burri dyshohet se hapi zjarr ndaj automjetit, duke e goditur atë.

“Ky është një rast shumë i trishtuar i disa të rinjve që po kërkonin shtëpinë e një shoku dhe përfunduan në shtëpinë e këtij njeriu i cili vendosi të dilte me armë zjarri dhe të qëllonte”, tha sherifi i Uashingtonit, Jeffrey Murphy në konferencën për shtyp.

"Nuk kishte asnjë kërcënim nga askush në automjet," tha Sherif Murphy.

 “Nuk kishte asnjë arsye që zoti Monahan të ndihej i kërcënuar”.

Burri "nuk bashkëpunoi me hetimin dhe refuzoi të largohej nga shtëpia e tij për të folur me policinë", tha zyra e sherifit në një deklaratë për shtyp.

Monahan u akuzua për vrasje të shkallës së dytë.

Një ditë më parë një tragjedi e ngjashme u regjistrua në Kansas City, Missouri.

16-vjeçari Ralph Pual Yarl u plagos rëndë në kokë dhe në krah nga një pronar i shtëpisë, i cili e qëlloi pasi kishte ngatërruar shtëpinë.

I riu kishte shkuar të merrte vëllezërit e tij më të vegjël kur burri doli në derë me armën në dorë dhe e qëlloi.

shba

EMISIONET