E rëndë në SHBA, i riu shkon të marrë vëllezërit por ngatërron shtëpinë, pronari e qëllon me armë

E rëndë në SHBA, i riu shkon të marrë

Një tjetër tragjedi me armë ka ndodhur në SHBA, në Kansas City, Missouri.

16-vjeçari Ralph Pual Yarl u plagos rëndë në kokë dhe në krah nga një pronar i shtëpisë, i cili e qëlloi pasi kishte ngatërruar shtëpinë.

I riu kishte shkuar të merrte vëllezërit e tij më të vegjël kur burri doli në derë me armën në dorë dhe e qëlloi.

Një pjesë e madhe e popullsisë së Kansas City dolën në rrugë për të protestuar dhe shprehur solidaritetin me familjen e viktimës. Yje të rëndësishëm amerikanë si Quentin Tarantino dhe Halle Barry gjithashtu janë interesuar për këtë rast.

Ralph Pual Yarl është shtruar në spital që nga mbrëmja e së dielës dhe gjendja e tij cilësohet si e qëndrueshme.

 “Megjithë ashpërsinë e plagëve të tij dhe seriozitetin e gjendjes së tij, Ralph është gjallë dhe po shërohet”, thanë avokatët e familjes së djalit.

EMISIONET