Një nxënës hap zj*rr në një shkollë në Rusi, disa të lënduar

Një nxënës hap zj*rr në një shkollë në Rusi,

Një nxënës shkolle hapi zjarr me një pistoletë me gaz gjatë një mësimi në qytetin rus të Vladivostokut.

Sipas raportimeve, të paktën shtatë fëmijë u plagosën në incident.

“Objekti i rrezikshëm u soll në institucionin arsimor nga një nxënës i klasës së tetë.

Ai kaloi pa pengesa pikën e kontrollit dhe rojet në hyrje dhe vendosi ta testonte armën e tij direkt gjatë orës së mësimit. Pas të shtënave, lotët rrodhën nga sytë e shokëve të klasës dhe filloi një ndjesi djegieje në traktin respirator”, thuhet në raport.

Si rezultat, shkolla u pezullua dhe fëmijët u dërguan në shtëpi. Policia u thirr në vendngjarje dhe një hetim është duke u zhvilluar.

EMISIONET