Nipi i bosit të mafies italiane: Të lehtësuar nga arrestimi, prej vitesh jetojmë në terror

"Ne jemi të lehtësuar patjetër nga ky arrestim. Është diçka që të gjithë e kemi pritur, si familja ime ashtu edhe unë."
Giuseppe Cimarosa, nipi i Matteo Messina Denaro, tregon për “Controcorrente” ndjesitë që ka përjetuar pas kapjes së bosit të mafias, të cilin ai e ka mohuar publikisht prej disa kohësh.
-
-
Për stërvitjen morale dhe sociale të një populli
26 Janar, 15:48
“Për dhjetë vjet kemi jetuar me frikë”, thotë ai, duke treguar se kishte refuzuar programin për mbrojtjen e dëshmitarëve.
“Nuk doja të ndërroja identitete dhe të bëhesha fantazmë, për shkak të një fantazme tjetër që nuk mund ta gjenin”.
“Kam shpëtuar veten sepse kam qenë gjithmonë konsistent me idetë e mia”, shton Cimarosa.
“Idealet e mia nuk ishin këto”.


