Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Qafë Plloçë/ Shoferi humb kontrollin, makina del nga rruga dhe...

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësit anësorë të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në Spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

