FOTO/ Taylor Swift surprizon fansat në premierën e “Toy Story 5”, performon live këngën e re!

Taylor Swift bëri një paraqitje surprizë në premierën botërore të filmit “Toy Story 5”, e mbajtur natën e së martës në Los Angeles, duke emocionuar publikun me një performancë të veçantë pas shfaqjes së filmit.
Këngëtarja u ngjit në skenë dhe interpretoi në piano këngën e saj më të re, “I Knew It, I Knew You”, e cila është pjesë e kolonës zanore të filmit të ri të animuar.

“Do të thotë shumë për mua që të jem një pjesë e vogël e universit të këtyre filmave”, u shpreh Swift para të pranishmëve. “Toy Story 5 është i preferuari im nga të gjithë filmat e serisë. Jam shumë me fat që jam pjesë e tij.”
Artistja e njohur e cilësoi filmin si “jashtëzakonisht të bukur” dhe madje e quajti atë një “kryevepër”.
Gjatë mbrëmjes, Swift interpretoi gjithashtu këngën ikonike “You've Got a Friend in Me” së bashku me Randy Newman, autorin e kolonës zanore që ka shoqëruar prej vitesh filmat “Toy Story”.
“I Knew It, I Knew You”, një bashkëpunim i ri mes Swift dhe producentit Jack Antonoff dhe shënon publikimin e saj të parë muzikor që nga albumi i 12-të në studio, “The Life of a Showgirl”, i publikuar në tetor të vitit të kaluar.
Sipas Apple Music, kënga vendosi rekordin si kolona zanore me debutimin më të madh të të gjitha kohërave në ditën e publikimit. Vetëm pak orë më vonë, Swift surprizoi fansat edhe me publikimin e videoklipit zyrtar të këngës.

