Protesta për 'Zvërnecin'/ "Na kanë futur xixat", Rama: Greqia vijon me sukses 'të shitet tek të huajt', ju doni t’i mbyllni dyert investimeve

Protesta për 'Zvërnecin'/ "Na kanë futur

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të theksojë se protestat në Shqipëri kundër ndërtimit të një resorti luksoz në Zvërnec po nxiten nga Greqia, duke pretenduar se kjo lidhet me “xhelozinë” ndaj zhvillimit të vendit fqinj.

Së fundmi, ai ka shpërndarë një artikull ku thuhet se, pavarësisht tensioneve gjeopolitike, në Mykonos investimet e kompanive ndërkombëtare nuk po ndalen dhe se sektori i turizmit po përjeton një periudhë kulmore.

Kryeministri Edi Rama: Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na i kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mes veti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq, kur konkurrenca vazhdon vrapon për më shumë investime të huaja…

Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në Shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?!

Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?!

Kjo është një ftesë për vetëprapakthim kolektiv, që Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk ka për ta pranuar.

EMISIONET