Netanyahu: Ushtria izraelite ka liri të plotë veprimi në Libanin jugor!

Netanyahu: Ushtria izraelite ka liri të plotë veprimi në Libanin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi sot se forcat e armatosura izraelite gëzojnë “liri të plotë lëvizjeje” në jug të Libani për të eliminuar çdo kërcënim ndaj sigurisë së vendit.

Në një mesazh video të publikuar në platformën X, Netanyahu theksoi se udhëzimet e tij dhe të ministrit të Mbrojtjes mbeten të pandryshuara, duke i autorizuar trupat izraelite të ndërmarrin veprime kundër çdo kërcënimi të menjëhershëm ose potencial ndaj ushtarëve izraelitë dhe banorëve të veriut të Izraelit.

“Luftëtarët tanë në Libanin jugor kanë liri të plotë lëvizjeje për të parandaluar çdo kërcënim të menjëhershëm ose potencial kundër tyre ose banorëve të Izraelit verior”, deklaroi kryeministri izraelit.

Netanyahu ritheksoi gjithashtu se Izraeli do të vazhdojë të mbajë trupa në të ashtuquajturën “zonë sigurie” në jug të Libanit për aq kohë sa do të konsiderohet e nevojshme, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve izraelitë, veçanërisht atyre që jetojnë në zonat veriore të vendit.

EMISIONET