Negociatat me Iranin hyjnë në një fazë të re, të dërguarit e Trump zhvillojnë konsultime sekrete

Negociatat me Iranin hyjnë në një fazë të re, të

Administrata amerikane po vijon përgatitjet për negociatat mbi programin bërthamor të Iranit.

I dërguari special i presidentit amerikan, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, zhvilluan një vizitë në Laboratorin Kombëtar Oak Ridge në Tennessee për t’u konsultuar me ekspertë të fushës bërthamore.

Vizita vjen në një kohë kur Uashingtoni po kërkon një marrëveshje që do të kufizonte programin bërthamor të Iranit dhe do të ulte tensionet mes dy vendeve.

Sipas informacioneve të publikuara, presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të mbështesë një marrëveshje që do të garantonte se Irani nuk do të zhvillojë armë bërthamore në të ardhmen.

Ndërkohë, çështja e uraniumit të pasuruar mbetet një nga pikat më të ndjeshme të negociatave. Vlerësohet se Irani disponon një sasi të konsiderueshme uraniumi të pasuruar, ndërsa autoritetet iraniane këmbëngulin se programi i tyre bërthamor ka qëllime paqësore dhe mohojnë se po punojnë për krijimin e një arme bërthamore.

EMISIONET