NATO: Retorika bërthamore e Rusisë e rrezikshme dhe e papërgjegjshme

NATO: Retorika bërthamore e Rusisë e rrezikshme dhe e

Pas transferimit të njoftuar të armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, NATO nuk sheh nevojën për veprim në lidhje me armët e veta bërthamore, megjithëse mbetet vigjilente dhe po monitoron nga afër situatën, tha një zëdhënëse.

“Ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë që do të na nxiste të rregullonim tonën. Ne jemi të përkushtuar të mbrojmë të gjithë aleatët e NATO-s”, tha ajo.

“Retorika bërthamore e Rusisë është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme”, shtoi ajo.

Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi të shtunën në mbrëmje se Rusia dhe Bjellorusia kishin rënë dakord për vendosjen e armëve bërthamore taktike në tokën bjelloruse, ndërsa vuri në dukje se SHBA-ja gjithashtu ka vendosur armë bërthamore me aleatët në Evropë.

“Kjo është e pasaktë”, tha zëdhënësja e NATO-s.

“Referenca e Rusisë për vendosjen e armëve bërthamore të NATO-s është krejtësisht një mashtrim. Aleatët e NATO-s veprojnë me respekt të plotë të angazhimeve të tyre ndërkombëtare”, tha ajo, duke theksuar se Rusia ka thyer vazhdimisht angazhimet e saj për kontrollin e armëve, së fundmi duke pezulluar pjesëmarrjen e saj në Traktatin e Ri “START”.

“Rusia duhet t’i kthehet pajtueshmërisë dhe të veprojë me mirëbesim”, shtoi ajo.

nato rusia

EMISIONET