"Pasaportat e arta", Presidenti i Austrisë: Shqipëria të ndjekë udhëzimet e BE, edhe pse nisma është pezulluar
Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Belle gjatë konferencës me homologun e Shqipërisë, Bajram Begaj u ndal tek pasaportat e arta, nësme që tashmë është pezulluar nga qeverie. Por pavarësisht kësaj, Alexander Van der Belle u shpreh se Shqipëria duhet të ndjekë të gjitha udhëzimet e Bashkimit Evropian.
Sa i takon procesit të integrimit të Shqipërisë, presidenti austriak tha se nuk sheh asnjë problem në rrugëtimin e vendit tonë, pasi janë duke u plotësuar të gjitha reformat.
“Procesi i anëtarësimit është shumë i gjatë. Austria në atë kohë ka pasur negociata të shpejta, katër apo 5 vjet. Sa i përket Shqipërisë kemi kohë që i mbështesim, duhet ti mbështesim edhe më shpejt.
Më duket interesante që ministri i jashtëm, duhet për tu marrë shembull. Thotë ose je brenda ose jashtë. Ose je anëtar i unionit, ose nuk je. Një temë kritike është Kosova dhe Serbia pas eksperiencës me Qipron. BE do ketë rregulla të qarta. Këtu kemi shpresë për rezultate të mira pas bisedimeve të mira.
Më bie ndërmend sa i përket Shqipërisë vetëm çështja e pasaportave të arta, që qeveria ka vendosur ta lërë pezull. Nuk është një proces për të cilin është marrë një vendim. Mendoj që Shqipëria do ndjekë udhëzimet e të drejtës europiane”, u shpreh Presidenti austriak.
Presidenti Bellen ka vlerësuar marrëdhënien që kanë dy vendet ku tha se bashkëpunimi mes tyre do të rritet akoma dhe më shumë.
Bellen tha se ka biseduar me presidentin Begaj për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe reformës në drejtësi, ku tha se do t’i hapet rruga dhe punësimit të punonjësve të kualifikuar.
Sakaq shprehu bindjen se Shqipëria do të anëtarësohet shpejt në Bashkimin Europian, ku theksoi se bisedimet nuk do të zgjasin shumë në kohë.
“Jam i lumtur që ndodhem sot në Shqipëri, faleminderit zoti president për këtë mirëpritje e miqësi kaq të madhe. Vizita ime është në kuadër të një marrëdhënie historike që bazohen kryesisht me shpalljen e pavarësisë, biseduam me Begajn se si mund ta risim bashkëpunimin me dy vendeve tona.
Agjencia austriake për zhvillim është aktive prej 30 vitesh në Shqipëri dhe është tepër e rëndësishme për zbatimin e reformës në drejtësi, aktualisht dy ministrat e vendit po bashkëpunojnë për të rritur shtetin e së drejtës. Një bashkëpunim mjaft të mirë kemi dhe në fushën e arsimit, jam i lumtur të vizitoja shkollën austriake dje në Shkodër e cila gëzon reputacion të lartë dhe në Austri, mbështesim dhe këtu Shqipërinë dhe forcon ofertën me punonjës të mirëkualifikuar. Shqipëria do jetë një ditë në BE, nuk do zgjasë më shumë se bisedimet e atëhershme për Austrinë”, tha ai.
Në konferencën për mediat, presidenti Bajram Begaj tha se Austria dhe Shqipëria kanë qenë partnerë rajonalë të një rëndësie të veçantë, ku theksoi se shqiptarët kanë mirë integruar në këtë shtet falë meritave të tyre.
Begaj theksoi se ndër bisedimet e presidentin austriak ishte dhe integrimi i vendit drejt BE ku tha se Shqipëria është e angazhuar për të çuar deri në fund këtë proces dhe reformën në drejtësi, në mënyrë që të gjitha institucionet të arrijnë në nivelin e duhur.
Sakaq tha se Austria ka mbështetur Kosovën në lidhje me angazhimin e saj në organizata europiane dhe dialogun me Serbinë, ku shtoi se kjo është mjaft e rëndësishme për paqen në rajon.
“Theksuam se Austria dhe Shqipëria janë partnerë rajonalë të një rëndësie të veçantë jo vetëm të historisë të kahershme por dhe për shumë të tjera. Shqiptarët janë të mirë integruar falë meritave të tyre por dhe politikave të duhura. Faleminderit për takimin e frytshëm Aleksandër.
Biseda kishte në vëmendje çështjen e rrugëtimit evropian të Shqipërisë, i përcolla vlerësimin për gjithë mbështetjen që Austria i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin europian, mbështetja ekonomike, politike e mbështetja për reformën në drejtësi. Kjo vizitë është një dëshmi e angazhimit serioz të Austrisë së procesit integrues të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
E informova mikun për përparimin e bërë në reformat e integrimit europian dhe rezultatet konkrete në këtë drejtim. E sigurova që Shqipëria mbetet dedikuar në të gjitha nivelet për rezultate të reformën në drejtësi. Të gjithë institucionet e drejtësisë të arrijnë në nivelet e kërkuara nga BE dhe të gëzojë besimin e qytetarëve.
E rëndësishme është mbështetja e Europës në organizata europiand dhe e falënderova për mbështetjen e plotë që Austria i ka dhënë Kosovës, liberalizmin e vizave dhe dialogun Kosovë serbi, e rëndësishme për paqen në rajon. Agresioni në Ukrainë ka ndikuar në kontinentin tonë dhe rikonfirmuam dhe njëherë dënimin për sulmin e paprovokuar”, tha Begaj.