Moska i jep ambasadorit letonez dy javë kohë për t'u larguar nga Rusia
Ministria e Jashtme e Rusisë tha sot se ka urdhëruar ambasadorin e Letonisë të largohet nga vendi brenda dy javësh, pas një vendimi të ngjashëm nga Riga në fillim të kësaj jave mes tensioneve diplomatike të lidhura me Ukrainën.
Ministria tha se thirri të ngarkuarin me punë të Letonisë për të protestuar ndaj vendimit të Rigës për të ulur marrëdhëniet me Rusinë.
-
-
Plas sherri mes të rinjve në Kombinat, një i plagosur
27 Janar, 18:34
"Ambasadori letonez Maris Riekstins është urdhëruar të largohet nga Federata Ruse brenda dy javësh," tha Ministria e Jashtme ruse në një deklaratë, duke dënuar "rusofobinë absolute" nga Riga e cila sipas saj "ka përgjegjësinë e plotë për situatën aktuale".
Dëbimi i fundit vjen pasi Rusia të hënën uli marrëdhëniet diplomatike me Estoninë dhe urdhëroi ambasadorin e saj të largohej nga vendi, pasi kishte bërë të njëjtën akuzë kundër Talinit.
Estonia u kundërpërgjigj, duke i kërkuar ambasadorit rus të largohej nga Talini, dhe në solidaritet, Letonia të hënën urdhëroi gjithashtu ambasadorin rus të largohej dhe tha se po zvogëlonte marrëdhëniet diplomatike.
Tensionet midis Rusisë dhe fqinjëve të saj evropianë janë rritur pasi Presidenti Vladimir Putin dërgoi trupa ruse në Ukrainë më 24 shkurt të vitit të kaluar.
Lituania, shteti tjetër baltik i uli marrëdhëniet e saj diplomatike me Rusinë në prill në përgjigje të mizorive të kryera nga trupat pushtuese ruse në periferi të Kievit, Bucha.