Morën mijëra euro në argjendari! Hajdutët shpuan muret e disa dyqaneve për të shkuar te objektivi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Mars 2023, 22:47
Hajdutët shpuan disa mure të një qendre tregtare në Bremen të Gjermanisë për të depërtuar në një argjendari.
Më pas kanë vjedhur bizhuteri në vlerë prej më shumë se dhjetë mijë euro.
Pas grabitjes, autorët janë larguar të pazbuluar në drejtim të panjohur.
Për të shkuar te objektivi i tyre, grabitësit shkatërruan derën hyrëse të një parukerie, si dhe muret e ambienteve të një bravandreqësi, një agjencie udhëtimesh dhe një dyqani ushqimesh shëndetësore.
Policia vijon hetimet.