VIDEO/ Moment i pazakontë në Kanada: Macja përzë ariun nga oborri dhe shpëton lagjen nga paniku!

Një ari shkaktoi panik në një lagje në Kanada pasi u shfaq papritur në oborrin e pasmë të një shtëpie, duke frikësuar banorët e zonës.
Fqinjët, të alarmuar nga prania e kafshës së madhe, u detyruan të mbyllen brenda shtëpive të tyre për të shmangur çdo përballje të mundshme me ariun.
Por në një skenë të pazakontë, grabitqari nuk u largua nga ndërhyrja e njerëzve apo e autoriteteve, por nga një kundërshtar krejt i papritur – një mace.
Kafsha e vogël u përball me ariun dhe e ndoqi atë nga oborri, duke bërë që grabitqari të largohej nga zona.
Ngjarja është bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë përdorues kanë ironizuar se edhe pse ariu konsiderohet një nga grabitqarët më të fuqishëm, këtë herë u tremb nga një mace shtëpie. /Telegrafi/
In Canada, a bear terrified an entire neighborhood after wandering into a home's backyard
— NEXTA (@nexta_tv) June 26, 2026
The neighbors locked themselves inside, but the fierce predator was chased away by someone even more dangerous — a cat. pic.twitter.com/YcRxz1a0CC

