E rëndë në Pogradec! Burri e bën gruan për spital

Sipas informacioneve, një konflikt çasti midis dy të moshuarve ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta, ku i moshuari Muhamet Shembliko, rreth 80 vjeç ka dhunuar brutalisht bashkëshorten e tij, rreth 78 vjeçe.
Kjo e fundit ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, por sipas uniformave të bardha, e moshuara do të niset me helikopter drejt Tiranës për mjekim të specializuar për shkak të dëmtimeve të marra.
Policia ndodhet në vendngjarje, autori është shoqëruar në komisariat ndërsa do të vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e rrethanave.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:10, në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi M. Sh., 78 vjeç, dyshohet se, gjatë një konflikti në banesë, ka goditur në kokë, me një shkop druri, bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. Sh., 69 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë.
78-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pogradec dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

