Argjentina sfidon Jordaninë, Scaloni lë pushim Messin në duelin e fundit

Argjentina sfidon Jordaninë, Scaloni lë pushim Messin në duelin e

Në orën 04:00 me orën shqiptyare, Argjentina do të zbresë në fushë përballë Jordanisë në ndeshjen e fundit të Grupit J të Kupës së Botës.

Kampionët në fuqi të botës e kanë siguruar tashmë vendin e parë në grup, ndaj trajneri Lionel Scaloni pritet të bëjë disa ndryshime në formacion, duke u dhënë mundësi lojtarëve që kanë pasur më pak minuta.

Sipas mediave argjentinase, Lionel Messi pritet ta nisë ndeshjen nga stoli për të ruajtur energjitë në prag të fazës me eliminim direkt. Vendin e tij në sulm pritet ta marrë Julián Álvarez.

Ndryshime të rëndësishme priten edhe në mesfushë, ku nga minuta e parë mund të aktivizohen Exequiel Palacios, Leandro Paredes, Giovani Lo Celso dhe Nico Paz.

Në portë do të konfirmohet sërish Emiliano “Dibu” Martínez, i cili do të mbrojë katërkëndorin e Argjentinës edhe në këtë sfidë.

Me kualifikimin dhe vendin e parë tashmë të siguruar, objektivi i Argjentinës është të administrojë forcat dhe të shmangë dëmtimet, për t’u paraqitur në formën më të mirë në ndeshjet e fazës së 1/16-ave.

EMISIONET