Ministri i Jashtëm rus: Forcat ushtarake të grupit Wagner, të gatshme për të mbështetur Sudanin
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka deklaruar se Sudani mund të përdorë shërbimet e kompanisë mercenare ruse të grupit Wagner.
“Sudani i cili po “copëtohet” nga konflikti midis ushtrisë dhe grupit paraushtarak të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë ka të drejtë të përdorë shërbimet e kompanisë mercenare ruse Wagner”, ka thënë Lavrov.
Në një konferencë për shtyp nga selia Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Lavrov e përshkroi atë që po ndodh në Sudan si një “tragjedi”.
Ai përsëriti se Wagner është një “kompani private” dhe Sudani mund të mbështetet tek këto forca ushtarake.
“Mos harroni se si u krijua shteti i Sudanit”, tha Lavrov duke argumentuar se prioriteti i SHBA-së ishte ndarja e atij vendi.