Zgjedhje pa Listën Serbe, Gashi: Donin asosacionin, do të ishte nisja e shkëputjes së territorit të Kosovës
Avokati Tom Gashi në një lidhje për Ora News deklaroi se zgjedhjet e zhvilluara të dielën në Kosovë treguan se serbët bojkotuan zgjedhjet pasi nuk arritën bashkimin nacional. Sipas tij një vendim i tillë do të shënonte nisjen e shkëputjes së territorit të Kosovës gjë që Kosova nuk do ta lejojë kurrë.
"Mendoj qe ata kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe ideja e tyre është themeleimi i asosacionit me komunat që janë me shumicë serbe që kjo nuk do të ndodhe për shumë arsye. Një ndër to është dhe se atë që do ta ofrojë Kosova do të jetë e pakët për Serbinë dhe nuk do ta pranojë Serbia.
Dhe atë që ka dëshirë Serbia për tu formuar një asosacion , nacional nuk do ta lejojë Kosova sepse do të ishte një pikënisje e shkëputjes së territorit të Kosovës në favor të Serbisë. Atëherë ata me këto i bëjnë presione popullatës së tyre sepse kemi dëmtim të serbëve nga vetë serbët. Mqs ata jo vetëm policia po dhe debutetë dhanë dorëhejen para disa muajsh dhe u zëvendësuan me të tjerë që ishin vetëm një herë në Kuvendin e Kosovës sa për të mos humbur mandatet," tha ai.