Dorëheqje në krye të Laburistëve/ Analistët: Largim nga partia jo nga posti kryeministror deri në...

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar se do të largohet nga drejtimi i Partisë Laburiste, por do të vijojë të mbajë postin e kryeministrit deri në zgjedhjen e pasardhësit në krye të partisë.
Ky vendim vjen pas presionit të shtuar brenda Laburistëve, pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet lokale në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas analizave politike, ndryshimi në krye të partisë nuk pritet të sjellë ndryshime të mëdha në drejtimin e qeverisë, pasi sfidat kryesore të vendit lidhen me ekonominë dhe çështje strukturore që kërkojnë zgjidhje afatgjata.
Gjithashtu, vlerësohet se edhe në politikën e jashtme, kursi i qeverisë britanike do të mbetet i qëndrueshëm, pavarësisht ndryshimeve në lidership.

