Macja hidhet nga kati i pestë dhe shpëton pa asnjë lëndim, shikoni videon

Macja hidhet nga kati i pestë dhe shpëton pa asnjë lëndim,

Një mace shpëtoi për mrekulli edhe pse u hodh nga kati i pestë i një ndërtese  me qëllim që të shpëtonte nga zjarri që po përhapej në apartament.

Personeli i Departamentit të Zjarrfikësve në Çikago ishte duke filmuar ngjarjen teksa zjarrfikësit po merreshin me fikjen e flakëve.

Papritur një mace e zezë u hodh përmes dritares së thyer të apartamentit që ishte i pushtuar nga flakët.

Ajo ra me të katërta putrat e saj në një zonë me bar dhe më pas u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

"Ajo shkoi nën makinën time dhe u fsheh derisa u ndje më mirë pas disa minutash. Më pas ajo doli dhe u përpoq të kalonte murin për t'u kthyer përsëri në ndërtesë", tha zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve Larry Langford.

Macja nuk ka pasur lëndime, dhe autoritetet janë në përpjekje për të gjetur pronarët e saj.

Shkaku i zjarrit të rënë në apartament ende nuk është bërë me dije, dhe raportohet se nuk ka të lënduar, raporton Ora News.

E po kot nuk thonë macja ka 7 shpirtra.

EMISIONET