Lukashenko i “zhdukur” që nga 8 maji! Spekulohet se është sëmurë, mister gjendja e tij shëndetësore

Pas Vladimir Putin, thashethemet janë të shumta për gjendjen shëndetësore edhe të liderit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko. Ai nuk është shfaqur në publik që prej 8 majit, madje as nuk ka marrë pjesë në një ceremoni që u zhvillua në kryeqytet, duke ndezur spekulime se lideri është i sëmurë rëndë.

Lukashenko i “zhdukur” që nga 8 maji! Spekulohet se

Presidenti bjellorus nuk është shfaqur në publik që nga 8 Maji, ndërsa janë ngritur spekulime se ai është i sëmurë rëndë.

Shumë gazetarë rusë raportuan se Lukashenko dukej i lodhur kur udhëtoi për në Moskë më 8 maj. Ai gjithashtu nuk mori pjesë në një drekë të organizuar nga Putin dhe nuk iu drejtua veteranëve bjellorusë më 8 maj në Minsk, duke thyer një traditë shumë vjeçare.

Madje në këtë ceremoni ku të rinjtë betohen për besnikëri ndaj flamurit të ish-shtetit sovjetik.

Ishte Kryeministri, Roman Golovchenko, që lexoi mesazhin të cilin tradicionalisht e jep presidenti.

Kreu i qeverisë nuk dha asnjë arsye për mungesën e presidentit.

Mediat vendase shkruajnë se presidenti u dërgua në një klinikë elitare në Minsk, duke shtuar se është thjesht i sëmurë dhe ka nevojë për pushim pa dhënë detaje.

Lukashenko ka udhëhequr Bjellorusinë që nga viti 1994, duke përdorur policinë për të shtypur protestat, ndërsa gjykatat mbyllën mediat disidente dhe vendosën dënime të gjata me burg për kundërshtarët, të njëjtin fat patën dhe aktivistët të cilët u larguan masivisht nga vendi.

Ai mori mbështetje nga udhëheqësi i Kremlinit, Vladimir Putin, në shtypjen e protestave dhe vitin e kaluar ai lejoi që territori i vendit të tij të përdoret si pjesë e pushtimit rus të Ukrainës.

aleksander lukashenko

EMISIONET