"Dëmin më të madh do t'ia bëjnë sërish Lezhës", mesazhi i Pashk Gjonit pas humbjes ndaj Pjerin Ndreut
Kandidati i Bashkë Fitojmë për bashkinë e Lezhës, Pashk Gjoni, në një reagim pas humbjes përballë socialistit Pjerin Ndreu ka falenderuar të gjithë qytetarët që i dhanë besimin me votë.
Vlerësimi shkon për të gjithë ata që sipas tij rezistuan ndaj makinerisë së krimit dhe pushtetetit që deformoi vullnetin e lirë të sovranit.
Pashk Gjoni: Falenderim dhe mirënjohje mijëra qytetarëve në çdo cep të Lezhës që rezistuan ndaj makinerisë së krimit dhe pushtetetit që deformoi vullnetin e lirë të sovranit. Dëmin më të madh ata do t'ia bëjnë sërish Lezhës sonë edhe në të ardhmen. Bëme një fushatë model, të bukur, të lirë dhe me njerëz të zakonshëm që e duan këtë vend.Falenderim të përzemërt çdo bashkëpunëtori tim në këtë garë, të gjitha strukturave politike që bënë maksimumin, komisionerëve, numëruesve dhe vëzhguesve. Ne nuk nënshtrohemi, liria është themelore, ne do t'i shërbejmë asaj. Mirënjohje përzemërsisht!