Lufta në Ukrainë, Britania vendos sanksione të reja kundër Rusisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Maj 2023, 09:41
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se do të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë. Sanksionet pritet të përfshijnë bizneset, individë që kanë mundësi të financojnë apo mbështesin luftën ruse në Ukrainë.
The Guardian shkruan se në sanksione përfshihen 86 individë si edhe organizata që janë të lidhura me energjinë, transportin, metalet e mbrojtjen.
Britania synon të rrisë ‘presionin mbi të ardhurat e Putinit si edhe përpjekjet për të ndaluar makinën ushtarake.