Lufta, Biden viziton Kievin, kryediplomati i Kinës shkon në Moskë

Lufta, Biden viziton Kievin, kryediplomati i Kinës shkon në Moskë

Ndërsa presidenti i SHBA-ve, Joe Biden po zhvillon një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, kryediplomati i Kinës po udhëton drejt Rusisë.

Wang Yi, i cili u promovua si këshilltari kryesor i politikës së jashtme të liderit kinez Xi Jinping muajin e kaluar, do të mbërrijë në Moskë këtë javë si pjesë e turneut të tij 8 ditor në Evropë, një udhëtim që sjell në fokus tentativën e balancimit diplomatik të Kinës që nga tanket ruse.

Të dyja vizita po zhvillohen në kudër të 1-vjetorit të fillimit të luftës në Ukrainë nga Rusia, ku nënvizohet linja e çarjeve gjeopolitike midis dy superfuqive të botës.

Ndërsa tensionet mes SHBA-ve dhe Kinës po përshkallëzohen, Pekini dhe Moska janë më të bashkuara se kurrë, duke deklaruar një miqësi “pa kufij”, të nxitur pjesërisht nga armiqësia e tyre e përbashkët.

“Disa shtete nuk duan të shohin që bisedimet e paqes të konkretizohen. Ata nuk kujdesen për jetën dhe vdekjen e ukrainasve, as për dëmin e Evropës. Ata mund të kenë qëllime strategjike më të mëdha se vetë Ukraina. Kjo luftë nuk duhet të vazhdojë”, ka thënë më herët Wang.

Po ashtu, Wang njoftoi gjithashtu planin e Pekinit për të nxjerrë propozimin e tij për një “zgjidhje politike” të krizës në Ukrainë rreth përvjetorit të parë.

rusia ukraina lufta joe biden kiev zelensky kine moska

EMISIONET