VIDEO/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit” para sfidës me Luksemburgun

VIDEO/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e radhës në

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e dytë miqësore me Luksemburgun.

Ekipi i drejtuar nga stafi teknik u stërvit i ndarë në dy grupe. Grupi i lojtarëve që u aktivizuan mbrëmë zhvilloi një seancë rikuperimi, ndërsa lojtarët me pak ose aspak minuta u stërvitën normalisht.

Sulmuesi Myrto Uzuni nuk u stërvit me ekipin, pasi po vlerësohet gjendja e tij pas situatës gripale që kaloi. Ai mund të kryejë një stërvitje të diferencuar gjatë pasdites. Ndërkohë, Anis Mehmeti ka kaluar një gjendje gripale gjatë natës dhe pritet të vlerësohet në orët në vijim.

Ditën e nesërme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në stadiumin Air Albania Stadium në orën 17:30. Ndërsa në orën 16:30, trajneri Rolando Maran dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencën zyrtare.

EMISIONET