Lajm i keq për pijedashësit francezë! Ndalohet alkooli në ambiente të hapura, shkak ...

Një ndalim për servirjen e alkoolit në ambiente publike hyri te dielen në fuqi në disa pjesë të Francës, përfshirë Parisin, ndërsa vendi po përvëlohet nga një valë të nxehti.
Ndalimi, i vendosur gjatë festivalit vjetor të muzikës “Fête de la musique”, prek 35 nga 101 departamentet e Francës, ku zyra e motit ka lëshuar një paralajmërim të kuq nga mesdita.
Qeveria njoftoi të shtunën se prefektët në këto rajone do të vendosin një ndalim për servirjen e alkoolit në zona publike për të lehtësuar barrën mbi shërbimet e emergjencës dhe shëndetësore.
Festimet e ”Fête de la musique” janë anuluar në disa vende.
Zyra e motit tha se paralajmërimi mund të shtrihet në rajone të tjera gjatë ditëve në vijim, me temperaturat që pritet të kalojnë vlerën maksimale prej 41 gradë Celsius të parashikuar për të dielën pasdite.
Është lëshuar gjithashtu një paralajmërim për zjarre.
Ministri i Arsimit Édouard Geffray ka urdhëruar që 845 shkolla fillore dhe të mesme të mbeten të mbyllura të hënën, sipas raportimeve të medias.
Rreth 1 800 institucioneve të tjera arsimore u është thënë t’i dërgojnë nxënësit në shtëpi në fillim të pasdites, përpara se temperaturat të arrijnë kulmin.
Presidenti Emmanuel Macron u bëri thirrje njerëzve të kujdesen dhe të ndihmojnë të tjerët nëse është e nevojshme.
”Le t’i marrim në konsideratë të moshuarit tanë, fëmijët tanë dhe të gjithë njerëzit e tjerë të vetmuar ose të cenueshëm”, shkroi ai në X.


