Tekniku i Irakut kërkon të luajë me… tre portierë kundër Francës sot në Filadelfia!

Trajneri i Irakut, Graham Arnold, bëri shaka për mënyrën se si skuadra e tij mund të ndalojë sulmuesin francez Kylian Mbappe në ndeshjen e Kupës së Botës sot kundër Francës.
”Pyeta nëse mund të luanim me tre portierë”, tha australiani duke qeshur gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes në Filadelfia.
Komenti i Arnoldit erdhi si një vlerësim për rrezikshmërinë e Mbappes, i cili shkëlqeu në ndeshjen e parë të Francës në turne.
Edhe pse hasi vështirësi në pjesën e parë ndaj Senegalit, kapiteni francez shpërtheu pas pushimit duke shënuar dy gola të bukur në fitoren 3-1 të kampionëve të dyfishtë të botës.
Ndërkohë, Iraku e nisi Kupën e Botës me një humbje të rëndë 4-1 ndaj Norvegjisë dhe përballet me një sfidë edhe më të vështirë kundër një France që konsiderohet ndër favoritët kryesorë për trofeun.
Arnold pranoi se ndalimi i Mbappés do të kërkojë një përpjekje kolektive nga e gjithë skuadra, ndërsa Iraku synon të surprizojë dhe të rikuperojë pikët e humbura në ndeshjen e parë të Grupit I.


