Ky vogëlush u shpëtua pas 30 orësh nën rrënoja, shikoni gëzimin në fytyrat e shpëtimtarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2023, 17:18
Një djalë 5-vjeçar, emri i të cilit mësohet se ishte Şahin, u nxor i gjallë në Kahramanmaraş pas 30 orësh nën rrënoja.
Ai u gjet në rrënojat e pallatit Serap, në bulevardin Azerbajxhan.
Frika në fytyrën e fëmijës, i cili u shpëtua 30 orë pas tërmetit lexohej qartë.
Jo më pak pasqyrohej dhe lumturia në fytyrat e shpëtimtarëve mbi operacionin e suksesshëm.