Tërmeti/ Emiratet e Bashkuara Arabe japin 100 mln dollarë ndihmë për Turqinë dhe Sirinë
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed al-Nahyan ka urdhëruar ndarjen e 100 milionë dollarëve amerikanë për të mbështetur përpjekjet për lehtësimin e tërmeteve në Siri dhe Turqi, njoftoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve WAM.
Mijëra persona kanë vdekur pasi dy tërmete të fuqishme goditën Turqinë brenda 12 orësh gjatë 6 shkurtit.
Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë nëpër vendbanimet e prekura nga tërmetet, ku janë shembur shumë ndërtesa, nën rrënojat e të cilave besohet të kenë mbetur të ngujuar shumë njerëz.