Një deputet mes shumë viktimave nga tërmeti në Turqi
Mes viktimave të tërmetit me magnitudë 7.7 që ndodhi në Kahramanmaraş është edhe një deputet.
Mediat turke raportojnë se është nxjerrë nga rrënojat deputeti i Partisë AK, Yakup Taş.
Lajmin e hidhur e konfirmoi edhe deputeti Metin Yavuz.
"Me pikëllim të madh mësova se deputeti ynë i AK Partisë Adiyaman Yakup Taş ka ndërruar jetë. Zoti e mëshiroftë deputetin tonë dhe të gjithë dëshmorët tanë të tërmetit. U prefshin në qiell."
Taş, i cili ishte i martuar dhe ka 6 fëmijë, po shërbente si deputet në mandatin e 27-të të AK.
Përveç aktiviteteve të tij politike, ai shërbeu si sipërmarrës, themelues dhe menaxher i kompanive që operojnë në fushat bujqësore dhe tregtare në Adiyaman, si drejtor i Klubit Sportiv Adıyaman dhe President i Dhomës së Bujqësisë Adıyaman nga 2002 deri në 2011.