“Kur të duash, jam gati”, Trump fton Biden në debat

“Kur të duash, jam gati”, Trump fton Biden në debat

Donald Trump nuk do të humbasë asnjë moment të fushatës së tij elektorale për zgjedhjet e nëntorit, të cilat tashmë pas tërheqjes së Nikki Haley nga gara mes republikanëve, duket se i përcaktoi se kush do të jenë dy rivalët për Shtëpinë e Bardhë dhe ka startuar me të gjithë fuqinë e saj ndonëse jo zyrtarisht.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-presidenti fton Biden në një debat televiziv, “kudo, kur të duash dhe në çdo televizion” që kreu i Shtëpisë së Bardhë do të dëshirojë.

Drejtuesit e fushatës së Biden nuk qëndruan pa u përgjigjur për këtë ftesë me shkronja të mëdha, duke thënë se manjati thjesht ka nevojë për vëmendje.

"Është e rëndësishme, për të mirën e vendit tonë, që Joe Biden dhe unë të debatojmë për çështje që janë kaq jetike për Amerikën dhe popullin amerikan", postoi Trump në faqen e tij të internetit të mediave sociale, Truth.

Ai shtoi se debate të tilla mund të drejtohen nga Komiteti Kombëtar Demokratik, ose Komisioni për Debatet Presidenciale, i cili ka mbikëqyrur debatet presidenciale për 30 vitet e fundit.

EMISIONET