Kriza e karburantit në Australi/ Autoritetet vendosin që transporti publik të jetë falas përgjatë gjithë prillit

Rritja e çmimeve dhe mungesat e karburantit janë kthyer në një shqetësim të madh në Australia gjatë ditëve të fundit.
Sipas raportimeve të BBC, qindra pika karburanti kanë mbetur pa benzinë dhe naftë, ndërsa çmimet për sasinë që gjendet në treg janë rritur ndjeshëm, deri në 85% më shumë se më parë.
Për të përballuar situatën, autoritetet në Victoria kanë vendosur që transporti publik të jetë falas gjatë gjithë muajit prill.
Kjo masë synon të lehtësojë shpenzimet për qytetarët dhe të ulë kërkesën për karburant.
Ndërkohë, në Canberra, autoritetet federale thonë se mungesat nuk vijnë nga probleme me furnizimin, por nga blerjet e shumta nga qytetarët, të cilët po përpiqen të sigurojnë rezerva.
Një shembull tjetër vjen nga Queensland, ku prej vitit 2024 transporti publik kushton vetëm 50 centë.
Fillimisht kjo ishte një masë e përkohshme, por më pas u bë e përhershme, pasi më shumë njerëz nisën të përdorin transportin publik dhe më pak makinat private.
Situata mbetet e paqartë, ndërsa autoritetet po përpiqen të menaxhojnë kërkesën dhe të shmangin përkeqësimin e mungesave.


