Koreja e Veriut dëbon ushtarin amerikan pas hyrjes së paligjshme
Koreja e Veriut ka dëbuar një ushtar amerikan i cili hyri në vend pa autorizim në mes të korrikut, njoftoi sot agjencia koreano-jugore e lajmeve “Yonhap”, duke cituar median shtetërore të Koresë së Veriut.
Më 18 korrik, Travis King kaloi zonën e çmilitarizuar (DMZ) që ndan Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut, të cilat janë ende zyrtarisht në luftë që pas një konflikti në vitet 1950.
U deshën disa javë që Pheniani të konfirmonte vendndodhjen e King.
Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA) e Phenianit raportoi në gusht, se ushtari kishte hyrë në vend pasi ushqente një ndjenjë të keqe kundër keqtrajtimit çnjerëzor dhe diskriminimit racor brenda ushtrisë amerikane.