Kërcënimi rus, reagon SHBA: Moldavia dhe Rumania nuk janë në rrezik, s’ka tregues

Kërcënimi rus, reagon SHBA: Moldavia dhe Rumania nuk janë në

Uashingtoni ka thënë se nuk ka “asnjë tregues” për një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak nga Rusia ndaj Moldavisë ose Rumanisë në këtë kohë, pasi Ukraina tha se disa raketa ruse fluturuan mbi të dy vendet.

Zëvendës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel foli pas spekulimeve rreth një reagimi të mundshëm të NATO-s nëse konstatohej se raketat do të hynin në hapësirën ajrore të Rumanisë, një prej vendeve anëtare të saj.

“Ne mbajmë kontakte dhe komunikim të ngushtë me partnerët tanë moldavë dhe aleatët rumunë,” shtoi Patel.

EMISIONET