Zvicra ndalon Spanjën të dërgojë sisteme armësh të prodhimit zviceran në Ukrainë

Zvicra ndalon Spanjën të dërgojë sisteme armësh të

Zvicra e ndaloi sot Spanjën të dërgojë armë kundërajrore të prodhimit zviceran në Ukrainë, duke ruajtur statusin e saj të neutralitetit ushtarak.

Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) "refuzoi kërkesën e paraqitur nga Spanja më 16 janar 2023 në lidhje me rieksportin në Ukrainë të dy armëve kundërajrore 35 mm", tha zëdhënësi Fabian Magenfis, për AFP.

Muajt e fundit, Zvicra kishte refuzuar tashmë kërkesat nga Gjermania dhe Danimarka për të dërguar pajisje ushtarake në Kiev.

Në kontratat për blerjen e këtij materiali, vendet nënshkruajnë një marrëveshje me Zvicrën që ndalon rieksportin e armëve në vende të tjera.

Sipas ligjit zviceran, qeveria duhet të refuzojë eksportin e pajisjeve ushtarake nëse vendi i destinacionit përfshihet në një konflikt të armatosur, siç është Ukraina me Rusinë.

Kërkesa e Spanjës u shqyrtua, si dhe ajo e Gjermanisë dhe Danimarkës, duke marrë parasysh të njëjtat kritere.

"Prandaj Zvicra u përgjigj negativisht" duke përmendur neutralitetin e saj dhe ligjin për eksportin e materialit ushtarak, shtoi zëdhënësi.

Debati mbi neutralitetin e Zvicrës është rindezur pasi qeveria vendosi të miratojë të gjitha sanksionet e BE-së ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës nga kjo e fundit rreth një vit më parë.

Në Parlament janë paraqitur disa propozime për të lehtësuar kufizimet për rieksportin e pajisjeve ushtarake, por nuk pritet një vendim për shumë muaj.

lufta ne ukraine

EMISIONET