Ka shkuar në 33 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Pekin
Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Pekin është rritur në 33, ndërsa 18 janë ende të zhdukur.
Më herët autoritetet lokale raportuan 11 viktima dhe 27 të zhdukur.
Rreth 59,000 ndërtesa u shkatërruan si pasojë e fatkeqësisë natyrore dhe 147,000 shtëpi të tjera u dëmtuan.
Nga 29 korriku deri më 1 gusht, rrebeshe të fuqishme goditën Pekinin, i cili nuk kishte ndodhur në 140 vitet e fundit.
Në disa vende të vëzhgimeve meteorologjike, ra një sasi rekord (më shumë se 740 mm) e reshjeve. Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në pjesën perëndimore dhe veriore të qytetit.