Italia po shqyrton mundësinë e bllokimit të përdorimit “TikTok”-ut për 3.2 milionë nëpunës publikë

Italia po shqyrton mundësinë e bllokimit të përdorimit

Pas Komisionit Europian, i cili më 23 shkurt, mori vendimin e eleminimit të aplikacionit “TikTok” duke i kërkuar nëpunësve ç'aktivizimin nga telefonat celularë brenda 15 marsit, e pas vendimit të marrë dhe nga Shtëpia e Bardhë për të eliminuar këtë aplikacion nga përdoruesit e nëpunësve qeveritarë amerikanë, edhe Italia ka nisur studimin për një qasje të tillë.

Ministri i Adminsitratës Publike, Paolo Zangrillo, ka deklaruar se prej ditësh kjo temë është në qëndër të vëmendjes së punës së ministrisë e po punojnë për të kuptuar se cilat janë risqet reale që ky aplikacion kinez sjell për sigurinë kombëtare.

“Ministria që un ëdrejtoj, me 3.2 milionë nëpunës publikë të punësuar është e përfshirë fort në këtë problematikë të shfaqur, e së bashku me Ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrinë kemi marrë në studim këtë argument që ditët e fundit është ktheyr në rend të ditës”, shpreh ai.

Komisioni Parlamentar për Sigurinë Pulike (Copasi), ka deklaruar se prej muajit janar 2023 ka nisur punën mbi studimin e risqeve të sigurisë që vijnë nga inflitrimet në këtë social duke e monituar e mbajtur nën kontroll për të eviuar kërcënime të mundhsme.

Ky komision kujton se nuk është hera e parë që marrin nënë vëzhgim “TikTok”, pasi tre vite më parë në qeverinë “Conte 2”, Agjensia e Informacinit për Sigurinë Publike e Departamenti i Informacionti për Sigurinë nisën një proces hetimi për të verifikuar përdorimin që qeveria e Kinës i bën të dhënave të përdoruesve të “TikTok”-ut.

“TikTok”-u në pronësi të ByteDance, numëron mbi 1 miliardë përdorues në të gjithë botën e mbi 125 milionë në Europë me një numër në rritje ditë pas dite.

Drejtoresha e “Privacy” për Europën e TikTok, Elaine Fox, ka deklaruar se nëpunësit e tij me seli në Kinë, por dhe në Bfrrazil, Japoni, Kanada, Izrael, Kore e Jugut, Singapor, Filipine e SHBA, kanë hyrje përmes rregulave të sigurisë e protokollit, në të dhënat e përdoruesve të këtij social në Europë. Administratoi i Përgjithshëm i kësja platforme social, Shou Zi Cheë ka garantuar për autoritetet europiane e amerikane se do të ndryshoj shpejt politikën e privacy e se “kontrolli i të dhënave për përdoruesit europianë bëhej për garantuar që ekspierienca e tyre në këtë platformë të jetë sa e kënaqshme, koherente dhe e sigurt”.

Ndërsa në nëntor të 2022, Drejtori i FBI Chris Ërai, në një prononcim mediatik është shprehur se: ““Tik Tok”-u është një risk për sigurinë kombëtare pasi përmes tij, qeveria kineze mund të influencoj duke i orientuar përdoruesit me hipotezën e kontrollit nga qeveria e Pekinit”.

tiktok italia

EMISIONET