Itali: Kapen 760 kg kokainë, shkatërrohet grupi domenikan, mes tyre dhe 1 shqiptar

Autoritetet italiane kanë shkatërruar një grup narko-trafikantësh domenikanë mes të cilëve dhe 1 shqiptar, të cilëve u është sekuestruar edhe një sasi prej 760 kg kokainë.

Si rezultat i këti operacioni, 21 persona janë vënë në pranga, shumica janë domenikanë, 4 prej tyre gra, ndërsa një të arrestuarve mësohet se është shqiptar.

Ndërkaq pjesë e rrjetit janë dhe disa shtetas iitalianë, të gjithë të akuzuar për trafik droge e riciklim parash.

Itali: Kapen 760 kg kokainë, shkatërrohet grupi domenikan, mes tyre

Kokaina e sekuestruar, sipas autoriteteve italiane, do të sillte një përfitim shitje me shumicë rreth 23 milionë euro e në pakicë 61 milionë euro.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 5 autovetura, 341 mijë euro cash, e një motorr.

Itali: Kapen 760 kg kokainë, shkatërrohet grupi domenikan, mes tyre

Grupi i trafikantëve i kishte bazat e tij në Romë, Milano, Bologna, Vado Ligure, Terni, Santa Croce sull'Arno e Creazzo.

Kokaina mbërrinte në territorin italian përmes kontejnareve që transportonin lëkurë të papërpunuar të vicit për llogari të një kompanie italiane e hapur enkas për këtë punë.

Itali: Kapen 760 kg kokainë, shkatërrohet grupi domenikan, mes tyre

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur më shkurt të 2022 e kanë cuar në kapjen e gjithsej të 760 kg kokainë.

Rreth mesditës priten detajet e këtij operacioni në një konferencë për mediat mbajtur në Prokurorinë e Bolonjës në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Kriminale Italiane.

italia kokainë trafikantë

EMISIONET