Çipa: Përballja finale/ Plani i ShBA dhe Izraelit për të ndaluar hegjemoninë e Iranit

I ftuar në studion e Ora News ishte eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Akri Çipa, i cili analizoi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe përballjen mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit.

Sipas Çipës, roli i Iranit si një fuqi destabilizuese në Lindjen e Mesme shtrihet përtej konfliktit të drejtpërdrejtë me Izraelin, duke përfshirë edhe marrëdhëniet e tensionuara me vendet arabe dhe shtetet e Gjirit Persik.

Ai theksoi se politika e Teheranit synon zgjerimin e ndikimit rajonal përmes mbështetjes së një rrjeti të gjerë grupimesh të armatosura në disa vende të rajonit.

"Irani mbështet fraksione të ndryshme në Siri dhe Irak, si dhe grupe të njohura ndërkombëtarisht si destabilizuese, përfshirë Hamasi në Gaza dhe Houthit në Jemen.

Sipas tij, kjo strategji shërben për të zgjeruar ndikimin e Teheranit dhe për të ruajtur tensione të vazhdueshme në rajon.

Duke folur për përballjen aktuale, Çipa theksoi se qëllimi kryesor i bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Izraelit është ndryshimi i kësaj dinamike dhe neutralizimi i kërcënimit që paraqet programi bërthamor i Iranit.

Ai theksoi se ekziston shqetësim serioz për mundësinë që Teherani ta shfrytëzojë programin bërthamor për zhvillimin e armëve bërthamore, gjë që do të përbënte një kërcënim të madh për stabilitetin rajonal.

 Ndërhyrjet dhe mësymjet e ndërmarra deri më tani nga SHBA-ja dhe Izraeli kanë qenë efektive në dobësimin e një pjese të konsiderueshme të kapaciteteve ushtarake iraniane. Megjithatë, ai theksoi se këto veprime nuk kanë sjellë ende një ndryshim regjimi në Teheran."

“Duket sikur regjimi iranian është ende solid dhe mban kontroll të plotë brenda territorit të tij, duke ruajtur monopolin mbi dhunën dhe duke vazhduar politikat destabilizuese në rajon”, u shpreh Çipa gjatë intervistës në studio.

Në përfundim, eksperti theksoi se zhvillimet në Lindjen e Mesme mbeten të ndërlikuara dhe me pasoja të mundshme afatgjata për sigurinë rajonale dhe globale, ndërsa përballja mes aktorëve kryesorë pritet të vazhdojë edhe në muajt në vijim.

Ndiqni intervistën e plotë:

 

EMISIONET