I kërkoi 10 euro duke e kërcënuar, pensionisti godet 39-vjeçarin me thikë kuzhine nga dritarja

I kërkoi 10 euro duke e kërcënuar, pensionisti godet

Për shkak të dhjetë eurove, një pensionist në Gjermani  pothuajse u bë vrasës.Në kryeqytetin e  Saarland, një 81-vjeçar goditi me thikë një burrë 39 vjeç në një mosmarrëveshje për borxhin.

Kur burrat, të cilët njiheshin me njëri-tjetrin,  folën në rrugën Burbacher rreth orës 17:20 të së mërkurës, fillimisht nuk kishte asgjë që të tregonte aktin brutal.

I moshuari shikonte nga dritarja e banesës së tij përdhese ndërsa i riu qëndronte në trotuar përballë shtëpisë rozë, poshtë dritares.

Më passhtuan tonet dhe filluan ti bërtisnin njëri-tjetrin.

Sipas policisë, 39-vjeçari mësohet se i ka kërkuar pensionistit dhjetë euro.

Me sa duket ishte borxh i hapur por  ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht.

39-vjeçari thuhet se e ka kërcënuar edhe me vdekje 81-vjeçarin nëse nuk i jepte paratë.

Pensionisti ka refuzuar vazhdimisht të dorëzojë dhjetë eurot. I inatosur ai ka rrëmbyer papritur një thikë kuzhine dhe e ka goditur 39-vjeçarin në pjesën e majtë të qafës nga dritarja dhe e ka plagosur me tehun poshtë veshit.

I plagosuri ka marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori 81-vjeçar u arrestua. Nuk dihet ende nëse ai po hetohet për tentativë vrasje apo lëndim të rrezikshëm trupor.

 "Kolegët janë në proces të shqyrtimit dhe vlerësimit të fakteve. Vetëm atëherë mund të vendoset nëse vrasësi me thikë do t'i paraqitet gjykatësit dhe ndoshta do të mbahet në paraburgim" tha zëdhënësi i policisë.

gjermani plagosje me thike

EMISIONET