Humbi mbështetjen e britanikëve, Hasani: Starmer drejt dorëheqjes nga posti i kryeministrit!

Kryeministri britanik Keir Starmer po përballet me një nga momentet më të vështira politike që nga ardhja në pushtet e Partisë Laburiste në korrik të vitit 2024. Sipas avokatit Naim Hasani, rënia e ndjeshme e popullaritetit të Starmer ka shkaktuar pakënaqësi të madhe brenda partisë, duke shtuar zërat që kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.
Avokati Hasani tha në një intervistë për “Ora News” se Starmer erdhi në pushtet me pritshmëri të larta, pasi Laburistët fituan 410 nga 650 vendet në Parlament, duke i dhënë fund 14 viteve të qeverisjes konservatore. Megjithatë, sipas tij, kryeministri nuk arriti të përmbushë pritshmëritë e elektoratit dhe të partisë së tij.
Rënia e mbështetjes publike u reflektua edhe në zgjedhjet lokale të 7 majit, ku Laburistët humbën një numër të konsiderueshëm vendesh në këshillat bashkiakë në Angli, Uells dhe Skoci. Kjo, sipas Hasanit, nxiti debatet për ndryshime në drejtimin e partisë.
Në qendër të vëmendjes është tashmë Andy Burnham, kryetari i Bashkisë së Manchesterit, i cili pas zgjedhjes si deputet në Parlament ka hapur rrugën për të marrë role më të larta në Partinë Laburiste. Hasani e cilësoi Burnham si një politikan me mbështetje të gjerë dhe figurë të pëlqyer nga publiku britanik.
Ndërkohë, spekulimet për një dorëheqje të afërt të Starmer janë shtuar. Sipas Hasanit, mediat britanike dhe burime pranë qeverisë kanë lënë të kuptohet se kryeministri mund të dalë me një vendim të rëndësishëm, ndërsa presioni politik ndaj tij vazhdon të rritet.
Megjithëse e vlerëson si një politikan të ndershëm dhe teknikisht të aftë, Hasani thekson se Starmer nuk ka arritur të krijojë lidhjen e nevojshme me elektoratin britanik, faktor që po rezulton vendimtar për të ardhmen e tij politike.
Naim Hasani: Fitorja e jashtëzakonshme në zgjedhjet parlamentare të 4 korrikut 2024 ku kjo parti fitoi 410 vende nga 650 që ka parlamenti britanik dhe Keir Starmer shfaqej si një figurë e re, si një figurë stabile për një parti e cila priste 14 vite që të vinte në pushtet dhe pas 14 vitesh lodhje me dhe qeverisje nga ana e partisë konservatore pritej që të kishte një energji të re, një ndryshim thelbësor pas problemeve të njëpasnjëshme që kishte partia konservatore dhe ndryshimin e kryeministrave shumë herë.
Por Keir Starmer me sa duket një kryeministër dhe parlamentar shumë i ndershëm dhe i dedikuar ndaj vendit të tij nuk arriti në nivelin e pritshmërisë jo vetëm nga partia e tij por edhe nga qytetarët britanikë. Dhe kjo u reflektua, kishte kohë faktikisht që trendi vazhdonte që një rënie të drastike dhe të ndjeshme të popullaritetit të Keir Starmer në minus 48 pikë vlerësimit domethënë negativ për Keir Starmer dhe si rrjedhojë kjo reflektoi edhe në qeverinë laburiste edhe pse do të thosha s'janë bërë akoma dy vite që kur kanë rënë në pushtet.
Dhe kulmi i kësaj pakënaqësie arriti me datën 7 maj në zgjedhjet lokale ku partia laburiste humbi një pjesë të madhe, të konsiderueshme të anëtarëve të këshillave bashkiakë në Angli, në Uells dhe në Skoci dhe kjo krijoi një zemëratë të thellë brenda partisë laburiste ku thirrjet për tërheqjen e Keir Starmer u shtuan në mënyrë të madhe.
Mirëpo ky starmet ë duke parë se kishte një legjitimitet të theksuar me 410 deputetë në parlament, i kërkoi partisë së tij që ose të shpalleshin konkurrencë brenda partisë, zgjedhje brenda partisë, ose të vazhdonte që të ishte kryeministër.
Por duke parë se ai vazhdonte të binte në popullaritet dhe Partia Laburiste nuk shihte shpresë për zgjedhjet që të vijnë në vitin 2029, atëherë u mendua bashkërisht brenda partisë që të gjendet një zgjidhje tjetër e pranueshme nga e gjithë Partia Laburiste, një mesazh që do t'i jepte qytetarëve britanikë, dhe u zgjodh që një deputet i partisë Laburiste në parlament të japë dorëheqjen në zonën e Mançester, në Mefield, zonën elektorale, dhe t'i linte vend ardhjes në krye ose të ardhjes si deputet të Andy Burnham, tashmë kryetari i Bashkisë së Manchester që nga viti 2017, një politikan shumë i suksesshëm lokal, por ka qenë edhe anëtar i kabinetit qeveritar të fundit të ish kryeministrit Tony Blair.
Fitorja e jashtëzakonshme me 54% të votave e Andy Burnham si një politikan shumë popullor dhe shumë i mirëpritur nga jo vetëm në zonën e Manchester ku ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm, por edhe në të gjithë Britaninë, bëri të mundur një fitore të jashtëzakonshme ku ka marrë vota më shumë se të gjitha partitë e tjera bashkë, dhe sot nga ora 12 ai betohet si anëtar i parlamentit.
Dhe shumë e rëndësishme kjo sepse nuk mund të jesh kryetar i partisë Laburiste në qoftë se nuk je deputet dhe nuk mund të jesh kryeministër i Britanisë në qoftë se nuk je deputet. Dhe tani është hapur rruga që Andy Burnham të vijë në krye të partisë.
Keir Starmer, është spekuluar gjithë kohën dje, edhe sot në mëngjes që Keir Starmer do të japë dorëheqjen. Aq më shumë ka qenë Donald Trump vetë që ka deklaruar që Keir Starmer largohet dhe ka qenë një politikan i keq, por Keir Starmer është një politikan i ndershëm, faktikisht një politikan, një teknokrat që di të bëjë punën e tij shumë mirë, por nuk ka pëlqyeshmërinë e publikut britanik. Do të bëjë vendimin e tij dhe besoj që nga mesdita sot do të kemi daljen e pritshme të podiumit jashtë 10 Doëning Street, zyrës së kryeministrit dhe kryeministri Starmer me sa duket do të japë dorëheqjen.
Është në këtë rast kryeministri Starmer Është një zyrtar mjaft i mirë, por nuk ka mënyrën, e karizmatin, e pëlqyeshmërinë në qytetarin britanik dhe mesazhi se si e përcjell ai me sa duket nuk ka gjetur vend në qytetarët e thjeshtë britanikë, të cilët masivisht e refuzojnë atë si kryeministër. Të them një gjë, mediat britanike në përgjithësi janë shumë të sakta në ato që nxjerrin në kryeartikuj dhe kanë burime të forta brenda qeverisë, të zyrës së kryeministrit që u konfirmojnë atë çfarë ndodh.


