Goditet në Itali rrjeti i kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, 4 shqiptarë të arrestuar në grupin prej 41 anëtarësh

Goditet në Itali rrjeti i kokainës nga Amerika e Jugut në

“Ora News” mëson eskluzivisht se janë 4 shqiptarë të arrestuar ndër 41 urdhër ndalimit që Antimafia italiane ka ekzekutuar sot në megaoperacionin e koduar “Aspromonte Emiliano”, falë dhe bashkëpunimit me autoritetet investiguese amerikane pranë Ambasadës Amerikane në Romë.

Dy shqiptarë të arrestuar banojnë në Parma, një në Reggio Emilia dhe një në Bergamo.

Operacioni ka shkatërruar një grup trafikantësh kokaine, marijuane e hashashi që vepronin për llogari të mafias kalabreze “Ndrangheta” e ndrinave të saj në provincën Krotone e Reggina.

Kokaina trafikohej nga vendet e Amerikës së Jugut përmes lidhjeve të ngushta që klanet kalabreze kishin me kartelat e drogës.

Më pas përmes porteve të Roterdam e Anversa kokaina hynte në tregjet europiane.

Gjatë fazës hetimore është identifikuar se ky organizim mafioz ka kryer trafik drogë për rreth 1200 kg kokaine, 450 kg hashash e 95 kg marijuanë.

Është verifikuar se droga është trafikuar përmes 14 kompanive të ngritura enkas për këtë trafik e që tregtonin mallra të ndryshëm nën emra fiktivë që vepronin për llogari të këtij grupi kriminal.

Për riciklimin e fitimeve të këtij trafiku ilegal, trafikantët përdornin një rrjet sipërmarrësish kinezë që vepronin përmes një sistemi informal transferimi parash në Kinë e Hong Kong.

Një ndihmë në këtë mega operacion ka dhënë Departamenti i Sigurisë e Investigimin pranë Ambasadës Amerikane në Romë e vartës i drejtpërdrejtë i Departamentit të Shtetit Amerikan.

Janë sekuestruar gjithsej 354 raporte financiare, 90 prej të cilëve janë kompani, 44 prona të patundshme, 17 automjete e aktivitete tregtare me vlerë rreth 50 milionë euro.

Në krye të këtij organizimi kriminal qëndronte një bos mafioz i arrestuar më 2021 pas një arratisje prej disa vitesh në Spanjë, Ai i përket familje mafioze "Staçu" që mban nën kontroll zonën e Reggio Calabrias.

italia trafik droge kokainë alba kepi antimafia

EMISIONET