Frika nga terrorizmi, Italia rikthen përkohësisht kontrollet kufitare tokësore me Slloveninë

Frika nga terrorizmi, Italia rikthen përkohësisht kontrollet kufitare

Qeveria italiane ka komunikuar rikthimin e kontrolleve të kufirit të brendshëm tokësor me Slloveninë, bazuar në nenin 28 të Kodit Kufitar të Shengenit.

Rivendosjen e kontrolleve të kufirit të brendshëm, ministri i brendshëm italian Piantedosi ia komunikoi Zëvendës Presidentit të Komisionit Evropian Margaritis Schinas, Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson, Presidentes së Parlamentit Evropian Roberta Metsola. Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkimit Evropian Thérèse Blanchet dhe Ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të lidhura të Shengenit.

Intensifikimi i shpërthimeve të krizës në kufijtë e Evropës, veçanërisht pas sulmit kundër Izraelit, në fakt ka rritur nivelin e kërcënimit të veprimeve të dhunshme edhe brenda Bashkimit Europian.

Një situatë e rënduar më tej dhe nga presioni i vazhdueshëm migrator të cilit i nënshtrohet Italia, nga deti dhe nga toka (140 mijë të ardhur në brigjet italiane, +85% krahasuar me 2022). Vetëm në rajonin Friuli Venezia Giulia, që nga fillimi i vitit, janë identifikuar 16 mijë persona që kanë hyrë në mënyrë të parregullt në territorin kombëtar.

Ky skenar është objekt i analizës së thelluar nga Komiteti i Analizës Strategjike Antiterrorizëm i ngritur pranë Ministrisë së Brendshme, konfirmon nevojën për forcimin e mëtejshëm të masave parandaluese dhe kontrolluese.

Në fakt, në vlerësimet kombëtare masat e policisë në kufirin italo-slloven nuk janë të mjaftueshme për të garantuar sigurinë e kërkuar.

Masa do të zbatohet nga data 21 tetor për një periudhë 10 ditore, e cila mund të zgjatet në bazë të Rregullores së BE-së 2016/339.

Metodat e kontrollit do të zbatohen në mënyrë të tillë që të garantojnë proporcionalitetin e masës, të përshtatura ndaj kërcënimit dhe të kalibruara për të shkaktuar ndikimin më të vogël të mundshëm në qarkullimin ndërkufitar dhe trafikun e mallrave.

Zhvillimet e mëtejshme të situatës dhe efektiviteti i masave do të analizohen vazhdimisht, me shpresën e një rikthimi të shpejtë në lëvizjen e plotë të lirë.

alba kepi italia terrorizmi

EMISIONET