Mesazhet e “Berlinit”, Hasani: Samiti ishte në nivel të lartë! Kurti, i regjur në “përplasjet” me Serbinë në mbrojtje të kombit
Tirana mirëpriti këtë të hënë liderët evropianë dhe të vendeve të përfshira në projektin e Procesit të Berlinit.
Pedagogu Leon Hasani i ftuar në studion e lajmeve në “Ora Neës” analizoi mesazhet që u përcollën në këtë Samit, i pari në llojin e tij që mbahet në një vend jo anëtar të Bashkimit Evropian.
“Disa vende e kanë dënuar sulmin terrorist në veir të Kosovës të 24 shtatorit. Patjetër që Albin Kurti është një politikan i cili e njeh mirë realitetin politik jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë.
Ai është regjur me konfliktet e herë pas hershme që kanë ndodhur në Kosovë që në kohën kur ai ka qenë student dhe deri më sot që ai është kryeministër.
Ndaj patjetër që vokacioni i tij do të qëndrojë në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Kosovës, por edhe të kombit shqiptar.
Takimi i tij me kancelarin gjerman është një lajm i mirë dhe që i shërben Kosovës. Sjellja e kryeministres serbe është në unision me atë që bëri ministri Daçiç në Tiranë pak javë më parë.
Samiti ishte në nivel të lartë sa i përket organizimit, elementëve të sigurisë, ashtu edhe të mesazheve që u përcollën.
Ndërsa vizita e Presidentit të Francës në Tiranë, ishte një vizitë e rëndësishme poltike për Shqipërinë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, po ashtu ishte e rëndësishme edhe sa i përket aspektit ekonomik dhe kulturor mes vendeve tona”, u shpreh ndër të tjera pedagogu Leon Hasani.